English

Retë e tymit ende mbi kryeqytetin rus

Moskë, 16 gusht, NOA - Zjarrfikësit në Rusi po shënojnë përparime në luftën kundër zjarrit në pyje që po zgjat me javë të tëra.

Megjithatë në gjithë vendin aktualisht zjarri është aktiv në rreth 50 mijë hektarë, njofton agjencia e lajmeve ITAR-Tass, e cila bazohet në burime të autoriteteve.

Për kryeqytetin Moskë dhe dhjetë milionë banorët e tij ende nuk i është dhënë fund alarmit për kalimin e rrezikut.

Pasi reshjet atmosferike kishin pastruar njëherë ajrin, në fundjavë sërish mbi metropolin rus janë ngritur re të helmueshme tymi.

NOA

KOMENTE