English

Rritja ekonomike, Kina lë pas Japoninë

Tokio, 16 gusht, NOA - Të dhënat zyrtare të publikuara sot, tregojnë se rritja ekonomike në Japoni është dobësuar ndjeshëm në tremujorin e dytë të këtij viti.

Sipas të dhënave të qeverisë, në periudhën prill-qershor, GDP-ja është rritur vetëm 0.4%, që është shumë më pak se sa është pritur.

Rivalët ekonomikë të Japonisë, Shtetet e Bashkuara dhe Gjermania, aktualisht kanë publikuar rritje më të fuqishme të GDP-së, për të njejtën periudhë.

Gjermania ka shënuar rritje 2.2%, ndërsa Shtetet e Bashkuara, 2.4%.

Analistët thonë se të dhënat e reja të Japonisë sugjerojnë se Kina, me gjasë, tash do ta zëvendësojë Japoninë, duke u bërë ekonomia e dytë më e fortë në botë, pas Shteteve të Bashkuara.

NOA

KOMENTE