English

Sejdiu dhe Thaçi u shkruajnë presidentëve të shteteve: Njihni Kosovën

Prishtinë, 16 gusht, NOA - Presidenti Fatmir Sejdiu dhe kryeministri Hashim Thaçi, u kanë dërguar këto ditë letër liderëve të vendeve anëtare të Kombeve të Bashkuara dhe udhëheqësve të organizatave të ndryshme ndërkombëtare, në të cilën bëhet thirrje për njohje të Kosovës nga të gjitha vendet anëtare të OKB-së, njofton presidenca e Kosovës.

Në letër theksohet se pas mendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, e cila e “ka konfirmuar ligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, me respekt të veçantë u kërkojmë të gjitha vendeve anëtare të OKB-së, që ta kundërshtojnë rezolutën e sponsorizuar nga Serbia, si një veprim krejtësisht i panevojshëm dhe si një kritikë e papranueshme ndaj GJND-së”.

Kërkesa e drejtuesve të shtetit të Kosovës behët para mbajtjes së seancës për Kosovën në Asamblenë e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork.

NOA

KOMENTE