Tiranë, 16 gusht - Ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve Ferdinand Xhaferaj do të vizitojë nesër qytetin antik të Apolonisë. Qëllimi i vizitës së tij do të jetë njohja nga afër me zbulimin e fundit arkeologjik të statujës romake, njofton Ministria e Kulturës.
Statuja antike u zbulua pak ditë më parë nga disa arkeologë shqiptarë dhe francezë.
Kjo është hera e parë në 50 vitet e fundit që gjendet një statujë e përmasave të mëdha në Apoloni.
Sipas studiuesve statujat e fundit të këtyre dimensioneve kanë qenë ato të zbuluara nga ekspedita ruso-shqiptare e drejtuar nga Profesor Selim Islami dhe Profesori rus. Vladimir Bllavatski në vitet 1958-1960.
Studiuesit shprehen se ky është zbulimi më spektakolar i 50 viteve të fundit në Apoloni.
NOA