Durrës, 16 gusht, NOA – Një grua ka mbetur e plagosur rëndë si pasojë e një aksidenti hekurudhor. Ngjarja ka ndodhur ditën e sotme në Durrës, në zonën e Golemit.
Gruaja 53 vjeçare me inicialet GJ.M mendohet se ka qenë duke kaluar në kryqëzimin e rrugës me hekurudhën në momentin që ka kaluar treni.
Të pranishmit në vendngjarje e kanë shoqëruar atë menjëherë për në spital dhe mësohet se është në gjendje të rëndë për jetën.
Ende nuk dihen shkaqet e vërteta që sollën aksidentin në momentin që treni ka qenë duke kaluar.
Policia ka bërë shoqërimin e makinistit në komisariat për të dhënë detaje të reja në lidhje me ngjarjen.
NOA