Shtukë, (Maqedoni - Një DJ (Di xhej) ka humbur jetën nga korenti në një lokal nate dje në lagjen rome Shutka në Shkup.
Sipas njoftimit të policisë Maqedonase viktima quhet Erol Usein, 27 vjeç dhe aksidenti ka ndodhur mbrëmë teksa po luante muzikë në lokalin “Kopakabana” në Shutkë.
“Në një moment ai ka vërejtur se ka probleme me teknikën e tij dhe tentoi që ta zgjidh problemin, por sigurisht ka prekur në ndonjë fije teli të kabllos së energjisë, që e goditi për vdekje”, kanë theksuar dëshmitarë të kësaj tragjedie.
Ekipet mjekësore pas arritjes në vendin e ngjarjes kanë konstatuar vdekjen e 27 vjeçarit.
NOA/INA