English

Vrasja e 35-vjecarit himariot, Gjykata e Vlorës lë në burg Ilir Mukën (FOTOT e VIDEOT)

Vlorë, 16 gusht, NOA - Gjykata e Vlorës ka dhënë sot, masën e sigurisë, arrest me burg për Ilir Mukën, të riun që aksidentoi Aristotel Gumën tre ditë më parë në Himarë kurse me heret edhe per te dyshuarit e tjere qe ishin arrestuar nje dite pas ngjarjes.

Masa e sigurisë është dhënë në bazë të pretencës që ka kërkuar Prokuroria, duke e akuzuar Mukën për vrasjen e 35 vjeçarit Guma.

Ndërkohë që prokurori i çështjes ka kërkuar për gjashtë të rinjtë e tjerë, dënimin me 5 milionë lekë gjobë dhe për dy prej tyre nga një muaj burg.

20 vjeçari, Ilir Muka u vetdorëzua dje në policinë e Vlorës, pas fshehjes për tre ditë në një zonë të Himarës.

Ilir Muka që shihni në foto ka thënë se aksidenti që shkaktoi reagimin e banorëve të Himarës, ka qenë i rastësishëm dhe ngjarja nuk ka pasur motive raciste.

Muka është i akuzuari kryesor, ndërkohë që policia ka arrestuar dhe të rinjtë e tjerë që ishin me të natën e ngjarjes.

Ata janë Aleksandër Lavdosh Gjokaj, Bledar Engjëll Meminaj që shihni në foto, Andi Petrit Kotorri që shihni në foto, Juxhin Mentor Mustafaraj, Dijon Gjolek Bushi, Fabjon Fatosh Jahaj dhe Endrit Zeqir Salataj.

NOA

VIDEOT:

Rrëfimi i Mukës në gjykatë

{youtube}EnI5Gr1LKfU{/youtube}

Reagimet politike:

{youtube}uLvWFPMv5N0{/youtube}

Pamje nga varrimi i Gumës

{youtube}sZqGswmDSWg{/youtube}

Reagon Ministria e Brendshme

{youtube}Xvxmf-7dwTY{/youtube}

KOMENTE