Korçë, 17 gusht, NOA – Një 30 vjeçar i ka vjedhur 2700 dollarë nga xhepi i këmishës një personi në Korçë. Ngjarja ka ndodhur dje në qytetin e Korçës dhe i dyshuari është Marsel Mema.
Ka qenë shtetasi me inicialet Xh. M, 64 vjeç ai që ka denoncuar në polici të riun për vjedhjen e shumës së konsiderueshme të të hollave.
Sipas dëshmisë së bërë në polici, Mema i ka marrë lekët nga xhepi i këmishës së 64 vjeçarit gjatë një momenti kur Xh.M nuk ka pasur mendjen.
Policia ka nisur hetimet për këtë çështje dhe çështja ka kaluar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor të Korçës.
NOA