English

Arrestohet “xhepisti” 41 vjeçar, vodhi portofolin e një gruaje

Tiranë, 17 gusht, NOA – Policia e Tiranës ka arrestuar një 41 vjeçar i cili akuzohet për vjedhje. Bëhet fjalë për shtetasit Agim Adem Heti, banues në Shkozë Tiranë.

Arrestimi i tij nga forcat e rendit ka ardhur pas denoncimit që ka bërë një grua për vjedhje të portofolit të saj.

Ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë në rrugën “Ali Demi”, kur 41 vjeçari i ka marrë gruas portofolin.

Në portofol gruaja ka pasur rreth 294 dollarë dhe 2 000 lekë të reja. Pasi e ka vënë re mungesën e portofolit, gruaja ka bërë denoncimin në polici si dhe ka dhënë variantin e dëshmisë së saj për personin ky dyshonte.

NOA

KOMENTE