Australi, 18 Gusht 2010 NOA - Një sërfist është ndarë nga jeta në Australi dhe kjo pasi ai u sulmua nga një peshkaqen në afërsi të plazhit në Gracetown, 270 kilometër në jug të Perth. Sipas burimeve policore, i riu mori ndihmën e parë në plazh dhe u transferua nga ambulancë në spital, por më pas u nda nga jeta.
Dëshmitarët e panë atë teksa ra në ujë duke u alarmuar për rrezikun, pasi u bë gjithçka e qartë që bëhej fjalë për një sul të një peshkaqeni.
Ata të cilët e ndihmuan Nick Edwards, emri i sërfistit, ishin kolegët e tij të tjerë të këtij sporti, të cilët i shpëtuan peshkaqenit.
Edwards ishte ende gjallë, por ai kishte një plagë të thellë në këmbën e tij që ishte e copëtuar. Të gjashtë ekipet e shpëtimit i bënë të gjitha përpjekjet e mundura për ta shpëtuar atë.
“Mendova se mund të shpëtonte pasi fytyra e tij e zbehtë filloi të merrte ngjyrë” - tha njëri prej dëshmitarëve.
Megjithatë përpjekjet e shumta të sërfistëve të tjerë dhe ato të mjekëve nuk shërbyen pasi Nick nuk arriti do të shpëtonte nga sulmi vdekjeprurës i peshkaqenit.
r.b/NOA
{youtube}GqSrNUkqfqs{/youtube}