Durrës, 17 gusht, NOA – Oficerët e seksionit të kundërnarkotikëve në policinë e Durrësit kanë arrestuar mbrëmë një shpërndarës lëndësh narkotike.
Burime nga kjo polici thanë se arrestimi i 18 vjeçarit Klodian Milkurti, i lindur në Burrel dhe banues në lagjen 17 e quajtur si lagjia Kënetë në qytetitn e Durrësit, u realizua pranë ndërtesës së paraburgimit në këtë qytet.
Arrestimi i Milkurtit, u bë pasi mbrëmë gjatë kontrollit fizik të tij iu gjet dhe sekuestrua një sasi prej 23.10 gram lëndë narkotike e llojit “Cannabis Sattiva”, e ndarë ne 5 qese farmaceutike.
Më pas policia me anë të marrjes në pyetje arriti të sekuestrojë edhe një sasi tjetër prej 62.70 gram lëndë narkotike po e llojit “Cannabis Sattiva”, e ndarë në 12 qese farmaceutike, e gatshme për shitje.
Materialet për vepren penale të prodhimit dhe shitjes së narkotikëve ndaj Klodian Milkurtit iu dorëzuan tashmë Prokurorisë së Durrësit për ndjekje të mëtejshme.
mit/NOA