English

Durrës, tentoi të vjedhë me armë një “Money Gram”, plagos taksistin, largohet autori i paidentifikuar

Durrës, 17 gusht, NOA Update – Ka tentuar të vjedhë me armë lokalin “Money Gram” në pronësi të një shtetasi në Sukth dhe më pas është larguar duke plagosur një taksist, të cilit nuk arriti dot t’i marrë automjetin, por ende mbetet i paidentifikuar autori.

Burime nga policia e Durrësit thanë për agjencinë NOA, se mbrëmë rreth orës, 20.35, një person ende i paidentifikuar ka tentuar të vjedhë duke vënë në përdorim një armë zjarri një lokal Exchange-i “Money Gram”, pronë e 55 vjeçarit me iniciale H. Salillari, banues në lagjen Perimore në fshatin Sukth të Durrësit.

Pas vënies në dijeni për këtë ngjarje policia e Durrësit ka mbërritur në zonë duke hetuar për zbulimin e personit.

Sipas të dhënave të para hetimore autori pasi ka qëlluar me armë në ambjentin e lokalit, ka dalë jashte dhe ka tentuar të largohet me një “taksi” Benz 240, me targë DR5163D, por ka hasur në rezistencën e pronarit të automjetit, 50 vjeçarit Mehmet Meta, banues në fshatin Sukth i Ri në Durrës.

Gjatë përleshjes shtetasi Mehmet Meta është plagosur në këmbë me armë zjarri ndërsa autori është larguar nga vendi i ngjarjes në këmbë duke iu shmangur hetimit.

I dëmtuari pasi mori mjekim në spitalin e Durrësit është larguar më pas për në banesën e tij.

Në vendngjarje policia ka sekuestruar në cilësin ë e provës një armë zjarri automatik model-56, dy krehra automatiku, disa gëzhoja si dhe disa nga veshjet që kishte autori në momentin e ngjarjes, një xhup, një palë pantallona dhe një çantë dore.

Policia e Durrësit po heton tashmë për identifikimin e autorit dhe sqarimi i rrethanave të ngjarjes.

i.t/NOA

KOMENTE