Teheran, 17 gusht, NOA - Agjencia e lajmeve iraniane, Mehr, raporton se një aeroplan luftarak F4 i Iranit, është rrëzuar në afërsi të një centrali bërthamor në jug të këtij shteti.
Nga kjo fatkeqësi vetëm pilotët e aeroplanit janë lënduar.
Zyrtari i qeverisë lokale, Golam Reza Keshtkar, thotë që incidenti ndodhi rreth 6 kilometra në veri të qytetit Bushehr, vendi ku ndodhet centrali i parë bërthamor që do hyjë në funksion të shtunën më 21 gusht.
Keshtkar citohet të ketë thënë se “dy pilotët e aeroplanit kanë arritur me sukses që të dalin nga aeroplani”. Të njejtit po trajtohen në spital, por nuk është dhënë asnjë detaj rreth gjendjes së tyre.
NOA/RFE