English

Ish presidenti italian Cossiga, testamenti: Funeral privat në Cheremule, vendlindja e prindërve

Romë, 17 gusht, NOA – Funerali i ish presidentit italian, Françesko Kosiga do të mbahen në një qytezë të vogël të quajtur Cheremule apo Sassari.

Kështu mësohet të jenë shprehur miq të familjes Kosiga, të cilët kanë shpjeguar për mediat italiane, se ish presidenti e donte dhe ishte shume i lidhur me këtë qytet të vogël, pasi ishte vendlindja e prindërve të tij.

Madje sipas zgjedhjes së tij vetë, ish presidenti ka influencuar që ceremonia e funeralit të tij, dhe mesha në kishë të jenë rreptësisht private, një kërkesë e shrehur në një testament të lënë nga i ndjeri Kosiga para se të ndërronte jetë.

Mediat italiane duke iu referuar burimeve zyrtare, thonë se ish presidenti Françesko Kosiga ka lënë një testament, ku ka shprehur dëshirat e tij të fundit dhe disa letra personale drejtuar autoriteteve të larta italiane.

Ish presidenti Cossiga mësohet t’i ketë adresuar disa letra para se të vdiste, presidentit aktual, Xhorxho napolitano, presidentit të Senatit italian, Renato Schifani, kryeministrit Silvio Berlusconi dhe presidentit të Dhomës së deputetëve, Gianfranco Fini, letra të cilat janë tashmë në duart e marrësve.

Francesco Cossiga ndërroi jetë sot rreth orës 13.18 minuta, në poliklinikën e njohur Gemelli të Romës.

Ai ishte shtruar në këtë spital që të hënën e shkuar, pas një krize kardiake, që u bë edhe arsyeja e shpejtimit të vdekjes së tij, pak pasi kishte mbushur 82 vjeç, pikërisht në 26 korrik.

Cossiga ka qenë president i Senatit Italian dhe më pas u votua edhe si presidenti i Republikës, madje më i riu në moshë nga të gjithë presidentët italianë.

mt/NOA

KOMENTE