English

Izrael, ushtarja pozon foto provokuese pranë të burgosurve

Telaviv, 17 gusht, NOA - Në Izrael ka shkaktuar indinjatë një foto e publikuar në internet e një ushtareje që pozon pranë palestinezëve të burgosur.

Zyrtarë ushtarak folën për një sjellje të turpshme të ushtares, e cila nuk ishte më në shërbim ushtarak. Fotot e treguara në televizionin izraelit e paraqesin ushtaren duke qeshur pranë tre të burgosurve palestinezë, të cilëve u janë lidhur duart dhe mbyllur sytë.

Zëdhënësi i Qeverisë palestineze Ghassan Khatib dënoi fotot duke theksuar se këto foto tregojnë mentalitetin e pushtuesve. "Me këto foto synohet të poshtërohet krenaria palestineze. Është e pamoralshme dhe këto foto shfaqin pamje të këqija”, ka theksuar Khatib.

Ushtria izraelite gjithashtu kritikoi ish-ushtaren Eden Aberjil nga qyteti Ashdod. "Këto janë fotot e turpshme," theksoi Barak Raz, një zëdhënës ushtarak izraelit.

"Përveç me çështjet e sigurisë së informacionit, ne po flasim për një shkelje të rëndë të moralit tonë dhe të kodit tonë etik dhe që ky ushtarë do të përballet pranë drejtësisë”, ka theksuar Raz për Associated Press Television News.

NOA

KOMENTE