Strasburg, 17 gusht, NOA – Një nga problemet e hasura në Kosovë është edhe largimi jashtë territoreve të Kosovës i romëve, të detyruar të emigrojnë jashtë vendit të lindjes, vetëm për të mbijetuar.
Por, kthimi i tyre në këto territore duhet ndalur.
I këtij mendimi është komisionari për të Drejtat e Njeriut në Këshillin e Evropës, Tomas Hamarberg, i cili u kërkoi autoriteteve evropiane të ndalin kthimin e detyrueshëm të romëve në Kosovë.
Sipas Hamarberg, një numër i madh romësh ka shtegtuar jashtë Kosovës me detyrimin ekzistencial të jetës, gjë që ka shkaktuar edhe asgjësimin e dokumenteve të tyre në gjendjet civile.
Hamarberg theksoi në këtë kontekst se në mungesë të dokumenteve ata kanë problem të identifikohen me dokumente identifikimi personale, në mënyrë që të jetojnë me të gjitha të drejtat në vendet ku kanë rinisur jetën.
Komisionari evropian për të Drejtat e Njeriut, ka kukuar nga shtetet mikpritëse që të shmangin politikën, e cila sipas tij përkeqëson gjendjen e tyre dhe të ndalin kthimin me detyrim të romëve në Kosovë.
Duke iu referuar të Deklaratës Universale mbi të Drejtat e Njeriut, Hamarberg ka theksuar se e drejta e shtetësisë është një e drejtë themelore për njeriun, ndaj duhet zbatuar me vendosmëri edhe në rastin e romëve të Kosovës.
mit/NOA