Tiranë, 17 Gusht 2010 NOA - Është caktuar për datën 19 nëntor, lançimi i pjesës së parë të “Harry Potter dhe dhuntitë e vdekjes”, i cili është dhe episodi i fundit në sagën e magjistarit më të famshëm në botë. Daniel Radcliffe, Emma Watson dhe Rupert Grint, protagonistët kryesorë të filmit kanë treguar për “Entertainment Weekly”, se ky film është mënyra më e mirë për t’i dhënë fund kësaj sage.
“Jemi shumë të trishtuar, por dhjetë vite janë më se të mjaftueshme”, - thanë protagonistët. Ndjenjat ndryshojnë, nga gëzimi i kryerjes së një pune të përsosur e të një serie filmash me të suksesshëm në botën e kinemasë e deri në pikëllim për ata që do të braktisin miqtë dhe shokët, që kanë qenë së bashku për dhjetë vjet.
Tashmë mund të themi se e ardhmja për të gjithë të rinjtë e filmit do të jetë plotësisht një surprizë e panjohur.
Nuk është aspak rastësi që Emma Watson ditët e fundit është duke punuar për të marrë rolin e Lisbeth Salander në xhirim e filmit “Burrat që urrejnë gratë” dhe kjo si një shenjë për të harruar të kaluarën.
r.b/NOA