Tiranë, 17 Gusht 2010 NOA - Ardhja e James Milner nga ekipi i Aston Villës është vetëm çështje orësh, por skuadra e Manchester City nuk ndalet këtu dhe me sa është bërë e ditur tashmë është në kërkim të shërbimeve të Yoann Gourcuff.
Siç bëhet e ditur nga “Le Parisien”, skuadra e drejtuar nga italiani Roberto Mançini është e gatshme për të ofruar një shumë prej 25 milionë eurosh në drejtim të talentit të Bordosë, ish lojtar i Milanit, i cili në dy sezonet e fundit ka arritur të shënojë 23 gola me ekipin e tij.
Për t’u përmendur është se City vazhdon të insistojë dhe në tratativën tjetër për sjellë Ibrahimoviç në skuadër, ku siç bëhet e ditur nga mediat spanjolle klubi i Barcelonës është në pritje vetëm të ofertës së duhur në drejtim të suedezit.
r.b/NOA