English

Masakroi vëllanë me çifte, arrestohet

Tiranë, 17 gusht, NOA – Tre ditë pas ngjarjes së rëndë që ndodhi në Pezë ku mbeti i plagosur një 40 vjeçar, Pëllumb Blerim Dirni, policia ka bërë të mundur arrestimin e autorit.

Bëhet fjalë për vëllanë e tij Olsi Dini. 23 vjeçari Drini është arrestuar nga forcat e policisë gjatë ditës së sotme.

“Arrestimi i tij u realizua sepse më datë 14.08.2010, rreth orës 17.00’, për motive të dobëta, në Komunën Pezë, dyshohet se ka qëlluar me armë gjahu vëllanë e tij, 40 vjeçarin Blerim Pëllumb Dini, i cili aktualisht ndodhet në Spitalin Ushtarak në Tiranë në gjendje të rënduar shëndetësore”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkohë që ndaj tij ka nisur hetimi me akuzën “Plagosje e rëndë me dashje”.

a.k/NOA

KOMENTE