English

Një akord midis Realit dhe Ozil

Tiranë, 17 Gusht 2010 NOA - Me sa duket është arritur një akord përfundimtar për transferimin e gjermanit Mesut Ozil në radhët e skuadrës së Realit të Madridit.

Lajmi është bërë i ditur nga e përditshmja spanjolle sportive “Marca”, e cila ditën e sotme njoftoi për këtë lajm të bujshëm të merkatos.

Me sa bëhet e ditur, sërish bazuar në atë çka shkruhet nga “Marca”, akordi mund të bëhet zyrtar ditën e nesërme dhe thuhet se ai është mbyllur rreth një oferte prej 14 milionë eurosh në drejtim të klubit gjerman të Verder Breme, që zotëron dhe kartonin e lojtarit.

r.b/NOA

KOMENTE