Bagdad, 17 Gusht NOA - Sulm i përgjakshëm në Bagdad, ku një kamikaz ka shpërthyer me bombë në një qendër trajnimi të rekrutëve, duke e kthyer atë në një tragjedi të vërtetë.
Bilanci fillestar tregon për 60 të vdekur dhe 125 të plagosur. Bëhet fjalë për sulmin më ta ashpër të kryer nga terroristët në kohët e fundit.
Rekrutët ishin rreshtuar jashtë selisë së ushtrisë së Irakut, në qendër të Bagdadit. Përveç kamikazit, ka shpërthyer dhe një auto-bombë.
Burimet policore njoftuan se në mesin e viktimave janë dy ushtarë dhe tetë të tjerë të plagosur. Krahas tyre, kanë qenë dhe përgjegjësit e Ministrisë së Brendshme dhe katër spitale në Bagdad, që kanë konfirmuar bilancin e rëndë të viktimave. r.b/NOA