English

“Nokia” paditet nga disidenti iranian që u arrestua nga përgjimi i telefonit

Merilendi, 17 gusht, NOA - Një firmë nga Merilendi, e cila vepron në emër të një disidenti iranian, i cili ndodhet në burg, ka ngritur aktpadi në gjykatën amerikane kundër kompanisë “Nokia Siemens”, duke e akuzuar se firma i ka ofruar qeverisë së Iranit teknologji që përdoret për mbikëqyrjen dhe shtypjen e qytetarëve të vet.

Zyra ligjore “Moaëad & Herischi” tha se disidenti Isa Saharkiz ishte arrestuar në Iran verën e kaluar si pasojë e mbikëqyrjes dhe kontrollit të bisedave nga celulari i tij, që pretendohet se është mundësuar nga teknologjia e Nokia Siemens.

Aktpadia i bën thirrje kompanisë Nokia Siemens të pushojë së furnizuari Iranin me teknologji monitoruese, dhe kërkon ta lirojnë disidentin duke i përdorur, siç thuhet, “lidhjet e tyre me qeverinë iraniane”.

“Nokia Siemens” tha se kompania nuk e miraton përdorimin e pajisjeve të saj për qëllime të përgjimeve apo mbikëqyrjes.

NOA/RFE

KOMENTE