English

Ofron veshkën në këmbim të një vendi pune ose të 100 mijë eurove

Udine, 18 Gusht NOA - Një punonjës i mbetur pa punë ka ofruar në internet, një veshkë në këmbim të një vendi pune ose të një shume prej 100 mijë euro.

Ky njoftim është zbuluar nga policia e Udines dhe menjëherë është hequr nga siti në të cilin ishte publikuar.

Personi në fjalë, një 52 vjeçar, ishte i punësuar në rolin e një përgjegjësi administrativ në një kompani private dhe pasi humbi vendin e punës si rrjedhojë e krizës ekonomike, kishte publikuar dhe njoftime të tjera për të gjetur vende pune, por pa pasur një sukses.

r.b/NOA

KOMENTE