English

Pas përpjekjes për t'u helmuar, vetëvaret në dhomën e gjumit dhe vdes 73 vjeçarja në Laç

Laç, 17 gusht, NOA – Një 73 vjeçare i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur në dhomën e saj të gjumit.

Ngjarja ka ndodhur dje në qytetin e Laçit në lagjen "Rrahu i Pashës" dhe viktima quhet Dava Çeku. Sipas policisë, Çeku është varur në hekurat e dritares së dhomës së saj të gjumit duke përdorur një fill sintetik.

Çeku vuante prej kohësh nga depresioni dhe një vit më parë kishte tentuar të vetëhelmohej.

Policia deklaron se “gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një fill sintetik shumëfijësh me ngjyre blu i cili kishte shërbyer për varjen e shtetases Dava Çeku”.

Familjarët kanë sqaruar për policisë së 73 vjeçarja vuante prej kohësh nga depresioni.

a.r/NOA

KOMENTE