Tiranë, 17 gusht, NOA – Pak minuta më parë dy vëllezër janë qëlluar me armë zjarri në zonën “Vasil Shanto”.
Burime nga policia e mbërritur menjëherë në vendngjarje pas të shtënave, thanë për agjencinë NOA se të plagosur mbetën dy vëllezërit 25 vjeçari Klajdi Çeço dhe 27 vjeçari Roland Çeço.
Policia ka identifikuar autorin e plagosjes së dy vëllezërve, Çeço, dhe ai mësohet të jetë 20 vjeçari Klajdi Kodra.
Sipas informacioneve Klajdi Kodra është i biri i kampiones së qitjes shqiptare, dhe mjeshtres botërore, Diana Mata.
Policia e kryeqytetit bën të ditur se motivet e plagosjes erdhën pas një sherri me motivë të dobëta, mes dy të plagosurve dhe autorit të ngjarjes. Vijon...
mit/NOA