English

Rehn: Brukseli mbështet hyrjen e Kosovës në BERZH

Bruksel, 17 gusht, NOA – Së shpejti Kosova do të bëhet anëtare e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH).

Ka qenë eurokomisioneri për Ekonomi dhe Politika Monetare, Oli Rehn, i cili shprehu mbështetjen e Brukselit për anëtarësimin e Kosovës.

Rehn theksoi në takimin me ministrin e Ekonomisë dhe Financave të Kosovës, Ahmet Shala se “Anëtarësimi në BERZH mund të jetë një hap shumë i rëndësishëm përpara duke patur parasysh dhe anëtarësimin e Kosovës në Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe Bankën Botërore në vitin 2009”.

“Komisioni Evropian e mbështet këtë objektiv të Kosovës”, siguroi eurokomisioneri Oli rehn.

Ndërkaq edhe ministri i Ekonomisë dhe Financave, të Kosovës, Ahmet Shala, theksoi pas këtij takimi se “Jemi shumë optimistë se Kosova do të mund të marrë votat e nevojshme, që të jetë pjesë e këtij institucioni shumë të rëndësishëm”.

Sipas ministrit Shala, pas publikimit të opinionit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, janë përmirësuar rrethanat në favor të Kosovës dhe shumë vende kanë reaguar pozitivisht, që sipas Shalës është një shpresë e fortë që e dhe Komisioni Evropian ta mbështesë anëtarësimin e Kosovës në BERZH.

Ndër të tjera eurokomisioneri Rehn garantoi ministrin e Shala se ndihma evropiane, si një element shumë i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik të Kosovës, do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

mit/NOA
KOMENTE