English

Rreth 40 të vrarë nga një sulm kamikaz në një bazën ushtarake në Irak

Bagdad, 17 gusht, NOA - Nga një sulm në një bazë ushtarake të rekrutimit në Irak, janë vrarë dhjetëra vetë dhe plagosur shumë të tjerë.

Zyrtarët kanë thënë se mendohet se janë vrarë së paku 40 vetë dhe afro 110 të tjerë janë plagosur, nga një sulmues vetëvrasës, i cili e aktivizoi eksplozivin në mesin e rekrutëve ushtarakë irakianë, në bazën në pjesën qendrore të Bagdadit.

Shumë viktima janë rekrutë, por në mesin e të vdekurve ka edhe ushtarë. Ushtria irakiane është duke kërkuar aktualisht me këmbëngulje ushtarë të rinj, në mënyrë që të parapërgatitet për tërheqjen e trupave amerikane.

NOA

KOMENTE