Uashington, 17 gusht, NOA - Ministri amerikan i Mbrojtjes Robert Gates dëshiron vitin e ardhshëm të largohet nga posti e tij.
Do të ishte një gabim që të prisja deri në vitin e zgjedhjeve 2012, citon revista amerikane "Freign Policy" 66 vjeçarin.
Zëdhënësi i Gates, Geoff Morrel shtoi se ministri në këtë intervistë nuk ka njoftuar ende për dorëheqjen e tij, por dëshiron t'i japë mjaft kohë presidentit Barack Obama që të zevëndësojë me një të ri këtë post.
Ish shefi i CIA-s Gates gëzon besim nga të dyja partitë dhe e kishte drejtuar Departamentin e Mbrojtjes tashmë nën presidentin republikan George W. Bush.
Ai mbahet si forcë nxitëse për ndryshimet në luftën e Irakut, për strategjinë e re në Afganistan dhe reformat e përgjithshme të financave të Ministrisë së Mbrojtjes.
NOA