English

Shalsi: Kompanitë e Vokshit janë fasadë për të fshehur familjen Berisha

Tiranë, 17 gusht, NOA – Partia Socialiste ka akuzuar direkt kryeministrin Sali Berisha dhe familjen e tij si të përfshirë në afere korruptive që kanë të bëjnë me dhënien me konçension të tre fushave naftëmbajtëse.

Deputeti i PS-së dhe në Nënkryetari i Grupit Parlamentarë të PS-së, Eduard Shalësi u shpreh se pas kompanive të bashkëshortit të deputetes së PS-së, Albana Vokshi qëndrojnë të afërm të kryeministrit.

“Sot po japim një fakt tjetër që hedh dritë mbi dyshimet tona se kompanitë ku është bashkëpronar bashkëshorti i Albana Vokshit janë vetëm një fasadë për të kamufluar përfshirjen në këto biznese të familjes Berisha”, u shpreh Shalsi.

Ai ka thesuar dhe një herë se përfshirja e Rrahman Selmanllarit në këtë binzes tregon se dhënia me koncesion nuk është bërë mbi bazën ligjore.

Ai u shpreh se dokumentet kanë treguar se “ miku i ngushtë i djalit të kryeministrit dhe sekseri i interesave të biznesit të Shkëlzen e Sali Berishës, Rrahman Selmanllari dhe bashkëshorti Tartari i deputetes demokrate Albana Vokshi rezultojnë të jenë ortakë në një biznes, Vizion Construction, i cili ka si objekt të punës së tij tregtimin e karburanteve dhe vajrave lubrifikante që prodhohen duke shfrytëzuar pikërisht koncesionet e fushave të naftës dhe gazit natyror që i ka dhuruar Sali Berisha”.

Ndërsa sot Shalësi ka deklaruar si fakt të ri, se dy kompanitë kanë të njëjtën godinë.

“Sipas formularit të regjistrimit të degës në Shqipëri të Stream Oil, rezulton se kjo kompani dhe kompania Vizion Construction e bashkëshortit të Albana Vokshit dhe sekserit të Shkëlzen e Sali Berishës, Rrahman Selmanllari kanë të njëjtën godinë”, u shpreh Shalsi.

Në emër të Partisë Socialiste, Shalsi i ka kërkuar Sali Berishës të reagojë për këto dokumente “që e komprometojnë rëndë rrethin e tij të ngushtë familjar e politik”.

“Heshtja e Sali Berishës përballë fakteve që po dalin në dritë çdo ditë, provon më së miri së të gjitha fijet e korrupsionit në këtë vend të çojnë vetëm në një adresë: tek kryeministri dhe familja e tij”, përfundoi deklaratën e tij Shalsi.

NOA

KOMENTE