Uashington, 17 gusht, NOA - Senatori i njohur demokrat, Harry Reid, publikisht ka shprehur mospajtim me presidentin Barak Obama, lidhur me planet për ndërtimin e xhamisë afër vendit ku më 11 shtator 2001, kanë ndodhur sulmet terroriste në qytetin e Nju Jorkut.
Reid tha se megjithëse Kushtetua e mbron lirinë fetare, ai beson se xhamia do të duhej të ndërtohej “diku tjetër”.
Kritikët e planit për ndërtimin e një qendre të komunitetit islam dhe të një xhamie, dy blloqe nga vendi i sulmit terrorist, thonë se kjo paraqet lëndim të ndjenjave të familjeve të viktimave, që janë vrarë në sulmin e ndërmarrë nga ekstremistët islamikë.
Më 13 të këtij muaji, presidenti Obama tha se xhamia do t’i nderonte viktimat pasi paraqet vlerën amerikane të lirisë së religjionit.
NOA