English

Shpërthim në maternitetin e Bukureshtit, vdesin 3 foshnje (VIDEO)

Bukuresht, 18 Gusht NOA/ Rid Bulku - Një shpërthim i dhunshëm ka ndodhur në repartin e maternitetit në një spital të Bukureshtit, i cili ka lënë të vdekur të paktën tre foshnjave dhe ka plagosur tetë të tjerë dhe dy gra shtatzëna.

Sipas autoriteteve shëndetësore rumune shpërthimi, i shkaktuar me shumë mundësi nga një qark i shkurtër, ka përfshirë katin e dytë të spitalit “Giuliesti” dhe tymi është përhapur duke shkaktuar probleme të tjera.

“Është një tragjedi”, - tha Sekretari i Shtetit për Shëndetësinë, Raed Arafatit, duke njoftuar për incidentin. Tetë foshnjat e tjera prej vetëm pesë ditësh, të cilët janë plagosur, kanë marrë djegie në 70 deri në 89 për qind të trupit.

Me dhjetëra zjarrfikës, kanë ndihmuar infermieret dhe pacientët duke shuar dhe zjarrin, ku në fund i gjithë spitali u evakuua.

Autoritetet tashmë kanë nisur hetimet. Sipas të dhëna paraprake, shpërthimi u shkaktua nga një qark i shkurtër i sistemit të ajrimit në ndërtesë.

Rumania është një nga vendet më të varfra të Bashkimit Evropian dhe shërbimet e saj mjekësore janë ende të epokës komuniste.

r.b/NOA

{youtube}8un_2zKrkx4{/youtube}

KOMENTE