Francë, 17 gusht NOA - Faqja kryesore e internetit të aeroportit francez të Montpellier, është kthyer në objektivin e disa hakerave të cilët kanë fyer presidentin e shtetit të tyre Nikolas Sarkozy.
Për më shumë se disa orë në faqen e zezë paraqitej një foto e presidentit e pozicionuar mjaft dukshëm në të, në të cilën shkruhej “wanted” (i kërkuar) dhe më poshtë saj shkruhej “no peace, no mercy, nothing with France” (as paqe, as mëshirë, asnjë lidhje me Francën).
Autoritetet përkatëse sapo u vunë në dijeni të këtij lajmi morën masa dhe hoqën menjëherë foton.
r.b/NOA