Shkup, 7 gusht, NOA – Edicioni i 49-të i Mbrëmje Strugane të Poezisë fillon ditën e enjte më 19 gusht, me mbjelljen tradicionale të drurit të frashërit në Parkun e Poezisë, nga ana e fituesit të Kurorës së Artë të MSP, poetit Lubomir Levçev nga Bullgaria, aty ku janë edhe laureatët e tjerë gjatë 48 viteve të kaluara.
Hapja solemne dhe mbrëmja poetike me titull “Meridianet poetike” do të zhvillohen në mbrëmje në Pallatin e kulturës në Strugë.
Fituesi i Kurorës së Artë të MSP, Lubomir Levçev, do të mbajë konferencën tradicionale për gazetar.
Nga dita e enjte, Struga do të jetë nikoqire e shumë poetëve nga mbarë bota, pjesëmarrës në edicionin e 49 të MSP.
Organizatori për këtë vit ka paralajmëruar se pjesëmarrës janë rreth 60 poet nga të gjitha kontinentet si dhe rreth 50 poet nga vendi.
Po ashtu sipas organizatorit, MSP-2010, do të pasurohen më përmbajtje të reja bashkëkohore, krahas përmbajtjeve të standardizuara.
Do të ketë një miks muzikë-poezi, ku do të paraqiten muzikantët nga Izraeli, Spanja, Italia, Serbia etj, duke sintetizuar poezinë me muzikën.
Krahas mbrëmjeve të njohura “Urat” “Meridijanet”, “Nata pa interpunkcion”, portreti i Laureatit në kishën mesjetare Shën Sofia në Ohër, këtë vit, “Mbrëmja e poezisë nacionale” i kushtohet poezisë së Azerbejxhanit.
Laureati i sivjetmë i Kurorës së Artë të MSP, poeti 75 vjeçar, Lubomir Levçev nga Bullgaria, është autor i 50 përmbledhjeve me poezi në gjuhën bullgare, të botuara nga viti 1957 deri më 2007 si dhe autor i mbi 70 veprave të botuara në shumë vende të botës.
NOA/INA