Lezhë, 17 gusht, NOA – Një 22 vjeçar është arrestuar nga Policia e Burgut të Lezhës duke tentuar të fusë në ambientet e burgut një sasi droge. Ngjarja ka ndodhur në dje rreth orës 15:00 dhe i arrestuari quhet Ridvan Gjonaj me banim në qytetin Laç të rrethit Kurbin.
22 vjeçari ka shkuar për të takuar vëllai e tij i cili vuante dënimin në burgun e Shën Kollit në Lezhë dhe bashkë me ushqimet dhe porositë e ndryshme që i ka dhënë i afërmi i tij, kishte marrë dhe një sasi droge, të cilën e ka fshehur në një bombol të vogël me gas.
Sipas policisë “gjatë kontrollit të ushtruar iu gjend dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një lende e lëngshme e vendosur në një bombol gazi të një petrogazi, e cila dyshohet të jetë narkotike”.
Kontrolli i policisë u bë ndaj këtij shtetasi u bë gjatë momentit që do të takonte vëllanë e tij në burg.
Policia sqaron se materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë me akuzën “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”.
NOA