Durrës, 17 gusht, NOA – Me dëshirën për t’u vetëvrarë një 20 vjeçare është hedhur nga katër metra lartësi duke marrë plagë në trup.
Burime nga policia e Durrësit bëjnë të ditur se ngjarja ndodhi dje rreth orës 15.45 të pasdites, në mbikalimin e këmbësorëve pranë Shkëmbit të Kavajës.
20 vjeçarja nga Skrapari me iniciale E.R, dhe banuese në Tiranë, është hedhur me dëshirën e saj nga një lartësi prej mëse katër metrash në mbikalimin e këmbësorëve.
Nga rënia në asfalt 20 vjeçarja ka pësuar dëmtime në trup, dhe është dërguar menjëherë në spitalin e Durrësit.
Në vendngjarje kanë mbërritur edhe uniformat blu, për të hetuar rrethanat e ngjarjes, që mund të shkaktonte vetëvrasjen e 20 vjeçares.
Megjithatë në pritje të marrjes në pyetje të 20 vjeçares, e cila po mjekohet në spital, materialet për veprën penale të shkaktimit të vetëvrasjes së mbetur në tentativë iu kaluan Prokurorisë së Durrësit.
mit/NOA