Romë, 17 gusht, NOA – Ka vdekur sot në moshën 82 vjeçare Françesko Kosiga. Ish Presidenti i Italisë dhe ish-kryeministër, Kosiga është një prej politikanëve më të njohur italianë gjatë viteve të fundit.
Kosiga ka lindur më 26 korrik 1928 në Romë. Ai njihet si politikan, por karrierën e tij e ka nisur si avokat dhe pedagog në universitet. Ai është presidenti i tetë i Italisë dhe e mbajti këtë detyrë gjatë viteve 1985-1992.
Gjithashtu ka qenë ministër i brendshëm në qeverinë e Andreotit në 1976 dhe ka dhënë dorëheqjen pas vrasjes së Aldo Moros.
Nga 1979-1980 ka qenë kryetar i Këshillit të Ministrave dhe Presidenti i Senatit në nëntë sesione parlamentare
a.k/NOA