English

AAK: Kryeministri dhe këshilltarët, bisedime me Beogradin në tre shtete perëndimore, dhe një në rajon

Prishtinë, 18 gusht, NOA – Akuzat për bisedime të fshehta mes qeverisë së Kosovës dhe përfaqësuesve të Serbisë, kohët e fundit, pas vendimit të GJND-së, janë plotësuar sot me fakte të reja, ku mësohet se këto bisedime janë mbajtur në tre shtete perëndimore dhe një në rajon.

Ka qenë rishtas nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini, i cili në një konferencë për shtyp komentoi faktin e bisedimeve sekrete mes Kosovës dhe Beogradit, për të cilat siguroi se do të dalë me fakte të vërteta.

Sipas Gjinit në këto bisedime Prishtina është përfaqësuar në nivel këshilltarësh politikë e deri tek kryeministri i qeverisë, Hashim Thaçi.

Nënkryetari i aleancës së Haradinaj, ka premtuar se nuk do të përmendë emrat e personave që kanë organizuar këto takime të fshehta.

Gjini garantoi në këtë konferencë se “Jemi të gatshëm të paguajmë çdo çmim politik, me qëllimin që qytetarët e Kosovës ta dinë të vërtetën për të këqijat e njëpasnjëshme politike dhe ekonomike, të cilat po derivojnë nga udhëheqja e sotme e Kosovës, e cila po i bën në dëm të vendit në kurriz të qytetarëve të Kosovës”, ka përfunduar nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini.

mit/NOA
KOMENTE