Vlorë, 18 Gusht 2010 NOA – Një 35 vjeçar humbi jetën mbrëmjen e sotme në qytetin e Vlorës pasi u përfshi në një aksident tragjik, raporton korrespondenti i agjencisë NOA.
Viktima është Ferdinand Myrtaj, 35 vjerç, banues në Vlorë. Ai ishte duke kaluar rrugën ënë vendin e quajtur “OMONIA” fare afër Shkollës së Muzikës, kur u shtyp nga një makinë e vogël tip autoveturë me targa të Tiranës.
Drejtuesi i mjetit me të ngjarë aksidenti, u zhduk me shpejtësi nga vendi i ngjarjes ku ndodhi vdekja e 35 vjeçarit, baba i dy fëmijëve në moshë të mitur.
Forca policore kanë shkuar në vendngjarje dhe po hetojnë situatën e aksidentit dhe dinamikën e tij.
Konfirmohet se i plagosuri në aksidentin rrugor, ishte kalimtar i rastësishëm dhe ka ndërruar jetë pak minuta pas ngjarjes, me të mbërritur në spitalin e qytetit.
a.r/r.n/NOA