Durrës, 18 gusht, NOA – Policia sot ka bërë të mundur qëpas tre ditësh të realizojë arrestimin e personit që tentoi të bënte grabitjen e një pike këmbimi valutor dhe pasi nuk arriti qëllimin e tij, terrorizoi banorët me granatë dhe plagosi një shoferin e një taksie në përpjekje ër tu larguar nga ngjarja.
Autori i dyshuar, është Eduard Hasani, 23 vjeç, lindur Dibër dhe banues në lagjen nr 5 në Sukth, njofton Policia e Durrësit. Hasa është arrestuar natën duke gdhirë dita e sotme, në momentin që ka qenë duke hyrë në shtëpinë e tij.
Vonesa në identifikimin e Hasës pas ngjarjes, sipas policisë ka ardhur pasi ai ka qenë i maskuar në momentin që kryer grabitjen.
Ndërsa në përpjekje për tu larguar, Hasa ka tentuar të vjedhë një taksi që ishte parkuar në anë të rrugës. Pas reagimit të shoferit të saj ai e ka plagosur atë.
Sipas policisë Hasa është person me precedent te meparshem penal. Ai ka qenë më parë i akuzuar për mbajtje lëndësh eksplozive dhe armëmbajtje pa leje dhe vetëm prej pak ditës është kthyer nga Greqia.
Hasa akuzohet se dy ditë më parë ka tentuar të vjedhë duke vënë në përdorim një armë zjarri, një dyqan te sherbimeve Exchange dhe “Money Gram”, pronë e 55 vjeçarit H. Salillari, banues në lagjen Perimore në Sukth të Durrësit.
“Pasi qëlloi me armë në ambientin e lokalit, ka dalë jashtë dhe ka tentuar të largohet me një taksi mjet tip Benz 240, me targë DR 5163 D, por ka hasur në rezistencën e pronarit të automjetit, 50 vjeçarit Mehmet Meta, banues në fshatin Sukth i Ri në Durrës”, i thane agjencise NOA, burime zyrtare policore.
Në cilësinë e provës materiale janë gjetur dhe sekuestruar; një armë zjarri automatik model-56, dy krehra automatiku, 14 gëzhoja si dhe një pjesë e rrobave që mbante veshur për kamuflim autori i dyshuar i kësaj ngjarjeje ne momentin e kryerjes së krimit.
a.r/NOA