Angli, 18 gusht NOA - Mario Balotelli është prezantuar ditën e sotme përballë shtypit anglez tek skuadra e Manchester City.
“Kisha kohë që dëshiroja të vija në këtë klub”, - komentoi Mario. Duhet theksuar se kërkesat për sulmuesin e Interit ishin të shumta, por siç ka pohuar dhe vetë lojtari zgjedhja e tij e parë ishte skuadra e drejtuar nga tekniku italian, Roberto Mançini.
“Është një skuadër e madhe dhe për më tepër drejtohet nga Roberto Mancini. Jam këtu për të zhvilluar një lojë të fortë dhe për të fituar trofe”, - përfundoi Balotelli.
r.b/NOA