Sarandë, 18 gusht, NOA – Pasagjerët e tragetit Korfuz-Sarandë kanë mbetur për disa minuta me ankth në det si pasojë e një problemi teknik të mjetit lundrues.
Helika e tragetit ka ngecur në rrjetën e peshkimit që kanë vendosur peshkatarët. Trageti që transportonte turistë ka mbetur për rreth 40 minuta në vend, raporton korrespondenti i agjencise NOA.
Është dashur ndërhyrja e drejtuesve të Kapitanerisë së Portit Sarandë, e cila më anë të mjeteve të saj ka bërë të mundur zhbllokimin e helikës së tragetit.
Sipas dëshmitarëve, ngjarja është shoqëruar pa probleme, përveç panikut që ka kapur në ato momente udhëtarët që kanë qenë në bordin e tragetit.
NOA