Gjermani, 18 Gusht, NOA - Është 15 persona të plagosur mjaft rëndë, bilanci i një aksidenti, që ndodhi në Lambrecht, të Rheinland Pfalz.
Një tren me shpejtësi të madhe (ICE), që lidh Frankfurtin me Parisin, është përplasur për arsye ende të paqarta, me një kamion plehrash.
Pasagjerët e plagosur, mes të cilëve edhe një britanik, ndodheshin në bordin e dy vagonëve të parë të trenit, i cili doli nga shinat.
Shoferi i kamionit, një 35 vjeçar, u plagos rëndë dhe u transportua menjëherë me helikopter për në spital.
Trafiku hekurudhor i linjës Paris-Frankfurt, përkohësisht ndryshoi destinacion, duke shkuar në Strasburg.
r.b/NOA