English

I gjenden 50 euro në xhep, në ndjekje penale se punonte si kambist

Pogradec, 18 gusht, NOA – Me 50 euro dhe 5 600 lekë në xhep, një person është vënë nën hetim nga prokuroria për veprën penale të “Aktivitetit të paliçensuar të shkëmbimit valutor”. Ngjarja ka ndodhur dje në qytetin e Pogradecit dhe i arrestuari është Hajdar Kajacka, 71 vjeç.

Sipas policisë, 71 vjeçari është ndalur dje në qendër të qytetit, teksa kryente shkëmbimin valutor të 50 eurove.

Edhe pse nuk bëhet fjalë për një shumë të madhe, duket se ka qenë përsëritja e “aktivitetit të jashtëligjshëm” ajo që e ka detyruar policinë që të nis ndjekjen penale në gjendje të lirë ndaj të moshuarit.

“Kajcaka është kapur në flagrancë duke shkëmbyer një sasi valute në qytetin e Pogradecit.

Policia tha se në cilësinë e provës materiale i janë kapur dhe sekuestruar një sasi prej 50 euro dhe një shume prej 5600 lekë të cilat ky shtetas i kishte me vete.

a.f/NOA

KOMENTE