English

Indi, besimi idiot, sakrifikohet me vdekje vajza 4-vjeçare

Indi, 19 Gusht NOA/ Rid Bulku - Në fshatrat më të varfër dhe më të largët në Indinë veriore, varfëria dhe analfabetizmi është motori i besimeve dhe besëtytnive, që në Perëndim tashmë janë të parëndësishme por ky besim idiot po i merr jetën dhe fëmijëve. Në Uttar Pradesh nuk është e pazakontë, që familje të ndryshme të sakrifikojnë fëmijët e tyre për kërkesa nga më të shumtat.

Diçka e tillë ka ndodhur me një çift prindërish të cilët për të qenë sa më të pasur dhe për të bërë një jetë sa më të rehatshme, me ndihmën e një magjistareje kanë sakrifikuar vajzën e tyre 4-vjeçare dhe kjo duke u drejtuar zotave.

Ishte policia, e cila gjeti trupin e pajetë të vajzës së vogël që ishte rrethuar temjan, lule dhe sende të tjera të përdorura në ceremonitë fetare Hindu.

Hetuesit menjëherë e kuptuan se kishin të bënin me një rast të sakrificës njerëzore, një fenomen i cili ndodh rëndomtë në këtë vend, që ashtu siç pohuan dhe autoritetet raportohen më së shumti në zonat më të prapambetura të Indisë veriore. Fëmija u gjet me plagë në të gjithë trupin të cilat ishin të shkaktuara nga objekte të mprehta.

Sipas ushtarakëve, bëhet fjalë për një histori ekzorcizmi që ka të bëjë me sakrificën dhe quhet “tantrik”, e cila sipas traditës i ka sugjeruar vrasjen e vajzës së tyre duke u premtuar pasuri të menjëhershme.

Disa fshatarë, që ndodheshin disa kilometra larg nga qyteti i Lucknow, pohuan se kishin dëgjuar britmat e vogëlushes dhe kishin parë “tantrik” të dilte nga shtëpia e tyre. Momentalisht policia është duke kërkuar në të gjithë zonën për të kapur vrasësit.

r.b/NOA

KOMENTE