Telaviv, 18 gusht, NOA - Në ambasadën e Turqisë në Izrael forcat e sigurimit kanë mundur të mposhtin një palestinez, i cili kishte hyrë në ndërtesë me dhunë dhe ishte përpjekur të merrte një diplomat si peng.
Ministria e Jashtme turke në Ankara njoftoi se burri ka pasur një thikë, një kuti me benzinë një pistoletë lodër dhe ka kërkuar azil në Turqi.
Palestinezi u dorëzua tek policia izraelite në Tel Aviv. Ai kishte hyrë në vitin 2006 në ambasadën britanike në Izrael dhe kishte kërkuar azil.
NOA