Prishtinë, 18 gusht, NOA – Ndërsa në 14 shtator pritet të diskutohet çështja e Kosovës në Asamblenë e Kombeve të Bashkuara, Kroacia ka premtuar se do të angazhohet për të siguruar sa më shumë njohje të shtetit të ri.
Këtë premtim e ka bërë në emër të shtetit të tij, ambasadori kroat në Prishtinë, Zlatko Kramariç në një takim me Presidentin e Kosovës, Fatmir Sejdiu.
Zyra e Presidentit të Kosovës, ka njoftuar përmes një njoftimi në faqen zyrtare se Ambasadori Kramariç ka shprehur gjatë takimit me Presidentin Sejdiu se “Kroacia do mundohet të ndikojë sidomos tek vendet me të cilat ka bashkëpunim më të ngushtë”.
Vetë Presidenti Sejdiu i ka kërkuar ambasadorit që mes dy vendeve të ketë bashkëpunim më të thellë pasi, “Intensifikimi i bashkëpunimit është me interes të veçantë për të dy vendet, sepse synimet dhe sfidat që kemi para vetes, në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian dhe në NATO, janë identike, mësohet të jetë shprehur Presidenti i Kosovës”.
mit/NOA