English

KSHH: Politika të mos bëjë presion mbi gjykatën për aksidentin në Himarë

Tiranë, 18 gusht, NOA – Komiteti Shqiptar i Helsinkit i ka bërë apel sot subjekteve politike që me deklaratat e tyre të mos bëjnë presion mbi gjykatën për hetimin e aksidentit që i mori jetën një të riu në Himarë.

Duke vlerësuar punën e institucioneve në nisjen e procesit penal, “KSHH mendon se në këto kushte, nuk ka vend të bëhen deklarata me elementë politikë, jo vetëm sepse ato nxisin urrejtje, por nuk i shërbejnë edhe marrëdhënieve të mira mes dy shteteve tona fqinjë”, thuhet në deklaratën e bërë sot për mediat nga ky institucion.

Sipas KSHH, deklarata të tilla cenojnë rëndë parimin e prezumimit të pafajësisë, të sanksionuar në Konventën Evropiane të të Drejtave të Njeriut dhe në Kushtetutën e vendit.

“Në këtë mënyrë, qoftë edhe në mënyrë indirekte ushtrohet presion mbi organet e drejtësisë, gjë që është e dëmshme dhe e palejueshme”, thuhet në deklaratë.

Nga ana tjetër KSHH u shpreh u shpreh familjarëve të viktimës Aleksandër Guma, “ngushëllimet e sinqerta për këtë humbje të madhe dhe tragjike që ajo ka pësuar”.

KSHH, kërkon nga organet kompetente të drejtësisë që të hetojnë çështjen me shpejtësi, në mënyrë të gjithanshme dhe objektivitet.

Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) thote se ka ndjekur me dhimbje dhe vëmendje ngjarjen e rëndë që i mori jetën të riut himariot, Aristotel Gumit. Me këtë rast i shpreh familjarëve të tij ngushëllimet e sinqerta për këtë humbje të madhe dhe tragjike që ajo ka pësuar. KShH, në të njëjtën kohë, i bën thirrje organeve kompetente të drejtësisë që të hetojnë çështjen me shpejtësi, në mënyrë të gjithanshme dhe objektivitet.

“Askush nuk ka të drejtë të paragykojnë zgjidhjen e çështjes. Në mënyrë të veçantë politika dhe politikanët duhet të lënë të qetë në kryerjen e detyrave kushtetuese dhe ligjore, organet e hetimit dhe të gjykimit, si organet e një pushteti të pavarur të një shteti sovran”, thuhet në deklaratë.

a.k/NOA

KOMENTE