Paris, 18 gusht, NOA - Njëzet vjet pasi bustet e Leninit filluan të zhduken nga ish vendet komuniste të Evropës Lindore, revolucionari bolshevik rus sot u ngrit në këmbë në Francë në një shtatore 3.3 metra e lartë.
Udhëheqësi i rajonit Flamboyant, Georges Freche, ka porositur pesë buste për qytetin jugor Montpelje, për t'i nderuar ata që i quajti, "burra të mëdhej të shekullit XX", Leninin, Uinston Çurçill, Sharl de Gol, Frenklin Ruzvelt dhe Zhan Zhyres.
Secili nga këto buste do t'u kushtojë taksapaguesve 200 mijë euro.
Vitin e ardhshëm, në Montpelje pritet të mbërrijnë pesë buste tjera, Mahatma Gandi, Golda Meir, Gamal Abdel Naser, Nelson Mandela dhe Mao Zedong.
Freche është një ish-socialist, i cili është përjashtuar nga partia për shkak të komenteve raciste te shprehura prej tij.
NOA/RFE