Lezhë, 18 gusht, NOA – Drejtoria e Policisë së lezhës ka vënë në pranga një 24 vjeçar që mbante armë të ftohtë me vete.
Burime nga kjo polici thanë se arrestimi i 24 vjeçarit Lekë Gazulli nga Lezha, u realizua sot ndaj të gdhirë, në orën 02.50.
Arrestimi u bë pas kontrollit që ushtroi ndaj tij policia, e cila i gjeti një thikë metalike 23 cm të gjatë.
Gjatë kryerjes së veprimeve për arrestimin e tij, 24 vjeçari ka kanosur edhe forcat e policisë.
Në cilësinë e provës materiale 24 vjeçarit Lekë Gazulli iu sekuestrua thika metalike me gjatësi 23 cm, ndërsa materialet hetimore kundër tij për veprat penale të kanosjes për shkak të detyrës dhe mbajtjes së armëve të ftohta pa leje i kaluan Prokurorisë së Lezhës.
mit/NOA