Kinë, 18 gusht 2010, NOA - Agjencia shteterore kineze e lajmeve Xinhua raportoi se aeroplani që u rrëzua dje në verilindje të Kinës mund të jetë nga Korea e Veriut.
Sakaq, agjencia koreanojugore “Yonhap” tha se avioni ka qenë aeroplan i forcave ushtarake të Koresë Veriore, që drejtohej nga një pilot, i cili përpiqej të arratisej nga vendi komunist.
Zyrtarët kinezë konfirmuan se një aeroplan i vogël është rrëzuar të martën në provincën Laoning, por nuk e komentuan origjinën e tij.
Ekspertët thanë se aeroplani mund të ketë qenë i prodhimit rus MiG-15. Fati i pilotit nuk dihet, raportojne mediat.
NOA/RFE